Deputeti i PDK-së: S’marrim pjesë në takime të thirrura nga Kurti për çështjen e nënkryetarëve

by Nexhat

PDK nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të thirrur nga kryetari i LVV-së për të diskutuar për çështjen e nënkryetarëve.

Kështu bëri të ditur deputeti i kësaj partie, Jakup Nura.

banner

Nura tha se partia e tij nuk lëviz nga propozimi i Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit. Ai e cilësoi si lojë të LVV-së kushtëzimin për votimin e nënkryetarëve të opozitës me votimin e presidentit.

“Kjo është hera e parë që një parti që e ka kryetarin e Kuvendit përpiqet t’ia imponojë emrat e të tjerëve ose dikë që nuk e përzgjedh partia. Kjo është diçka për herë të parë dhe nuk duhet të bëhet precedent për të ndërhyrë në të drejtën e partive politike edhe sa i përket nënkryetarëve të zgjedhur. Është hera e parë që bëhet kjo bllokadë, por mendoj se është e paarsyeshme dhe e pakuptimtë. Kjo është e qëllimshme, s’do duhej të ndodhte. Nënkryetarët do duhej të votohehin në pako, por siç po shihet, kjo është një lojë e tyre. Se gjoja po bëjnë përpjekje për të ndërtuar institucionet, e në fakt është e kundërta.

Ne nuk luajmë nga qëndrimet tona. E kemi menduar mirë, e kemi llogaritur kush e përfaqëson PDK-në si nënkryetare e Kuvendit. Atë emër s’e kemi çuar sa për sy e faqe, por e kemi llogaritur që ajo është Vlora Çitaku dhe do të qëndrojmë pas saj. I arsyeshëm çdo takim për të diskutuar për nënkryetarët. S’do të marrim pjesë”, tha Nura për RTV21.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy