Bastisje në Gjilan e Prishtinë lidhur me rastin ku dyshohet për tjetërsim prone, V.M ndalohet për 48 orë

by Nexhat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se  me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) kanë realizuar dy bastisje në Gjilan dhe në Prishtinë, në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me një rast të dyshuar të tjetërsimit të një prone.

Si rezultat i këtyre veprimeve, është arrestuar një person, V.M., i cili me urdhër të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

banner

Gjatë zbatimit të planit operativ janë sekuestruar sende dhe materiale që dyshohet se mund të jenë relevante për hetimin.

Veprimet hetimore lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga DHKEK dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy