Haxhiu nuk e hedh në votim propozimin e LDK’së për nënkryetar të Kuvendit, mbyllet  seanca pa konstituim

by Nexhat

Është ndërprerë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi Vetëvendosje nuk e votoi Vlora Citakun për nënkryetarë të Kuvendit dhe pas kësaj PDK e lëshoi sallën.

Kryesuesja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se për seancën e radhës do të vendoset dhe do të njoftohen deputetët me kohë.

banner

Kjo bëri që Haxhiu ta tejkalojë propozimin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Propozimet për nënkryetar ishin: Ardian Gola nga VV-ja, Vlora Çitaku nga PDK-ja e Kujtim Shala nga LDK-ja. Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiq janë nga komunitetet joshumicë.

I vetmi që arriti të zgjidhet në këtë pozitë, ishte Ardian Gola i VV me 101 vota.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy