Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Ai tha se LDK-ja do të jetë pjesë e seancave sa herë që ato thirren, por vlerësoi se mënyra se si po zhvillohet procesi aktualisht është jashtë spektrit kushtetues.
“Sa herë që ftohet seanca, ne do të marrim pjesë, por të jemi të qartë, jemi jashtë, jo në kundërshtim me Kushtetutën, por jemi komplet jashtë spektrit kushtetues, çdo sjellje që bëhet”, u shpreh Hoti.
I pyetur për qëndrimin e LDK-së se nuk do të votojë kandidatë që kanë probleme me ligjin, Hoti tha se ky ishte një deklarim parimor.
“Ishte një deklarim parimor, normal. Ata që kanë problem me ligjin nuk duhet të jenë fare në Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Hoti

