Deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, tregoi se ishte qëndrim i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes që të mos votojnë pro të propozuarës së PDK’së për nënkryetare, Vlora Çitaku.
“Është vendim i grupit parlamentar që Çitaku të mos votohet”, iu tha Bahtiri gazetarëve pas seancës.
Por, më ndryshe e promovoi këtë çështje Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se deputetët e Vetëvendosjes votojnë “me vullnetin e tyre të lirë”.
Deputetja Arbërie Nagavci edhe gjatë seancës, por edhe në deklarimet pas saj tha se Vetëvendosje voton një kandidat të PDK’së dhe një të LDK’së, por se kënd prej tyre e zgjedhin është çështje e deputetëve.
“Se cilin nga propozimet do ta votojmë është në të drejtën e deputetëve të Lëvizjes të votojnë”

