Emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar shefin e UNMIK-ut, Peter Due, me të cilin ka diskutuar për procesin e negociatave.
Sipas njoftimit të UNMIK, misioni i Kombeve të Bashkuara ka shprehur gatishmëri për të rritur përkrahjen për dialogun, stabilitetin dhe të drejtat e të gjitha komuniteteve.
“Ata diskutuan se si përpjekjet e tyre përkatëse mund të plotësojnë mbështetjen për dialogun, stabilitetin dhe të drejtat e interesat e të gjitha komuniteteve, për një #Kosovë paqësore dhe të begatë”, thuhet në njoftim.

