Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se partia e saj nuk pranon që të kaloi radhën për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit.
Ajo i bëri thirrje Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit që të gjej zgjidhje për të zgjedhur nënkryetarin nga PDK.
“Në bazë të praktikës parlamentare edhe në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të Kuvendit, 3 grupet më të mëdha kanë nënkryetarë të Kuvendit. Ne si seancë obligohemi t’i zgjedhim ata në radhë në bazë të fuqisë së tyre politike në këtë rast grupi i dytë parlamentar e ka të drejtën të propozoj dhe të zgjedh kryetarin. Ju bëj thirrje të gjeni një zgjidhje dhe të shterrojmë të gjitha mundësitë që nënkryetari i dytë të zgjidhet. Nuk kemi të drejtë të vazhdojmë seancën përderisa nënkryetari i dytë nuk është zgjedhur”, tha Haxhiu.

