LDK: Lëshuam sallën, kryetarja imponoi një votim duke prishur procedurën

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar pasi partia lëshoi sallën plenare për të mos vazhduar më tutje me punimet e seancës konstituive.

Në fjalën e saj, Lushaku-Sadriu tha se LDK lëshoi sallën, pasi sipas saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, imponoi një votim dhe kalim për votimin e nënkryetarëve, e që sipas saj kjo mënyrë prishi procedurën e rregullores, transmeton Klankosova.tv.

banner

“Ne si LDK e lëshuam sallën, pasi u imponua nga kryetarja një votim dhe një kalim për votimin e nënkryetarëve duke prishur procedurën. Ne kërkuam që të respektohet procedura”, tha deputetja,

“Kjo në fakt fol shumë për gatishmërinë, për vullnet politik të grupit më të madh, i cili tenton që grupeve të tjera të ua imponojë kandidatët. Ky është rezultati përfundimtar”, u shpreh deputetja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy