Deputetja e LVV’së, Arbërie Nagavci, ka folur pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Nagavci duke folur për emrat, ka thënë se 53 deputetët e VV’së kanë votë për ata që e përkrahin marrëveshjen mes LDK’së dhe VV-së për emrin e Bekim Sejdiut për president.
“Deputetët që janë pro marrëveshjes LVV-LDK, natyrisht që e kanë edhe mbështetjen e 53 deputetëve të Lëvizjes”, ka thënë Nagavci.


