Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka shprehur solidaritetin me popullin amerikan, në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.
“25 vjet pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Kosova qëndron në solidaritet me popullin amerikan, duke nderuar jetët e humbura dhe guximin e pjesëtarëve të ekipeve të para të shpëtimit”, thuhet në një postim të Ambasadës së Kosovës në SHBA në X.
Ambasada theksoi se Kosova dhe SHBA-ja rikonfirmojnë miqësinë e qëndrueshme dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe paqes

