Mosvotimi i Çitakut nga VV’ja, Mustafa: Do i drejtohemi Kushtetueses brenda afateve në ditët në vijim

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, i ftuar në Euro në T7 ka folur për zhvillimet e sotme në Kuvend.

Mustafa ka thënë edhe se për të njëjtat, kjo parti do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese brenda afateve të parapara.

banner

‘’Gjykatës Kushtetuese do ti drejtohemi brenda afateve  të parapara, në ditët në vijim. Dhe nuk ka dyshim që do ta dërgojmë landën. Jo nuk do të shkojmë’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë edhe se, në gjykata kanë dorëzuar kallëzim për atë se ka persona që sot mbajnë edhe pozita në ekzekutiv dhe në kuvend.

‘’Ne e kemi ngrit në vazhdimësi këtë çështje, sepse as me kushtetutë as me ligjin e qeverisë, nuk lejohet që dikush që ka pozitë eksztkuziv, të jetë edhe deputetë. Sot kemi njerëz që ditën e kalojnë në qeveri, e pastaj vijnë në ulësen e deputetëve. Kjo është e palejueshme, dhe përbën abuzim. Këtë çështje e kemi ngrit në gjykatë, tani më kemi dërgu kallëzim në gjykatë, dhe do të ndjekim çdo vendim që është marrë nga kjo qeveri. Nuk munden të shfrytëzojnë paranë publike ashtu si donë pa kurrfarë mbikëqyrje. E kanë shfrytëzu por do të ndiqen nga gjykata’’, ka thënë Mustafa tutje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy