Andin Hoti, ministër në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka dhënë mbështetje për Marshin për Liri, i cili do zhvillohet nesër në Prishtinë.
Hoti, ka shkruar se historia e luftës çlirimtare s’mund të rishkruhet, dhe se, për popullin e Kosovës, UÇK-ja është themeli i lirisë dhe i shtetit tonë.
Postimi:
Historia e luftës çlirimtare nuk mund të rishkruhet.
Nesër, më 12 shtator, marshojmë në Prishtinë për lirinë, për drejtësinë dhe për të vërtetën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për popullin e Kosovës, UÇK-ja është themeli i lirisë dhe i shtetit tonë. Verdikti i historisë për të është dhënë më 12 qershor 1999 dhe është vulosur më 17 shkurt 2008.
Bashkë, në Marshin për Liri!

