Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e ri qeveritar pas votimit të Qeverisë së re në Kuvend.
Haxhiu ka thënë se institucionet e Kosovës përpara kanë shumë punë, duke veçuar reformat, zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.
Ajo ka theksuar se Kuvendi do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e tij përmes agjendës legjislative dhe mbikëqyrjes parlamentare të punës së ekzekutivit
“Me votimet e sotme, Republika e Kosovës tashmë i ka Kuvendin dhe Qeverinë. Mbetet edhe një hap i rëndësishëm për kompletimin e institucioneve e që është zgjedhja e Presidentit të Republikës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka bërë thirrje që deputetët ta ushtrojnë përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe procesi për zgjedhjen e Presidentit të përmbyllet me sukses.
“Kosova ka nevojë për institucione të forta, funksionale dhe stabile dhe jo për pritje dhe vonesa të reja”, ka përfunduar Haxhiu

