Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur e zhvillimet e fundit politike në Kosovë ku u arrit konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëvë nga komunitetet. Gjatë fjalës së tij Kraki ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti është dakordësuar me lidershipin e LDK-së për një emër konsensual për president.
Ai shtoi se ky emër është Bekim Sejdiu. Ndër të tjera ai ka bërë thirrje ndaj LDK-së të dëshmojnë se janë për funksionimin normal të sistemit.
“Unë pres që LDK tash këto ditët që vijnë të reflektojë dhe ta rigjejë veten dhe ta rigjejë një farë uniteti aty brenda sepse mundësitë janë, konstruktiv janë të gjithë.
Në fakt lidershipi i LDK-së është dakordu me me lidershipin tonë zotin Kurti që edhe rreth një emri Bekim Sejdiun i cili është emër konsensual dhe normalisht, matematikisht LDK 18 dhe ne 62 bëjnë 80 dhe e plotësojmë edhe matematikisht kushtin e atij kurumit të dyfish që e kemi ne në Kosovë që të jenë 80 në sallë dhe të marrin pjesë aktivisht në proces të çohen nga vendi dhe të shkojnë te kutia dhe ta fusin zgjedhjen e tyre në kuti.
Normalisht kushtet janë. Unë pres nga LDK dhe i bëj thirrje kolegëve të LDK-së që këtë konstruktivitetin që e kanë treguar këto javët e fundit ta materializojnë, ta konkretizojnë deri në fund dhe ta dëshmojnë të gjithë ata së bashku që LDK me të vërtetë ka sens institucionalist dhe e ka përhall funksionimin normal të sistemit i cili duhet të jetë në çdo rast më i fortë se partitë politike dhe momentet politike që mund të krijohen”, tha ai.

