Prishtina nis përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, votohen lokacionet për projektet strategjike

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Kuvendi i Kryeqytetit ka votuar lokacionet për projektet strategjike që lidhen me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Sipas Ramës, 71 për qind e aktiviteteve të Lojërave Mesdhetare 2030 do të zhvillohen në Prishtinë.

banner

Ai ka bërë të ditur se në kuadër të transformimit të kryeqytetit parashihen projekte si Fshati Olimpik, Qendra Multisportive, Vertical Gym, Unaza e Qytetit, rrjeti i parkingjeve nëntokësore, Parku Botanik dhe projektet në Gollak.

Rama ka thënë se këto projekte do t’i shërbejnë Prishtinës edhe pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare.

“Prishtina është gati! Historia po shkruhet!”, ka shkruar Rama, duke falënderuar përfaqësuesin e Ambasadës së SHBA-së, Patrick Gan, përfaqësuesin e KUSA-s dhe asamblistët që votuan për këto vendime.

“Tash kemi më pak se katër vjet. Çdo ditë ka rëndësi. Në 2030 organizojmë Lojërat. Për dekada pas tyre, Prishtina jeton me atë që ndërtojmë sot”, ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy