Ende asnjë reagim nga ambasadat për “konstituimin” e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë së kontestuar

by Nexhat

Shpallja e konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhja e një qeverie pak kohë më pas të dielën, duket se nuk e ka zgjidhur krizën politike në vend. Ambasadat në Kosovë nuk kanë bërë ende asnjë reagim për dy lajmet kryesore të së dielës.

Kuvendi u shpall i konstituuar të dielën, edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari nga Partia Demokratike e Kosovës.

banner

Më shumë se një muaj pas nisjes së seancës konstituive, dhe më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje vendosi që ta përfundojë seancën konstituive me sukses, sipas tyre, megjithëse dy parti opozitare konsiderojnë se është shkelur Kushtetuta e vendit.

Në harkun e një periudhe tri orëshe, LVV-ja e shpalli të konstituuar Kuvendin, e propozoi Albin Kurtin për mandatar për formimin e qeverisë së re, dhe anëtarja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentit, e priti shefin e saj të partisë në Presidencë për ta mandatuar menjëherë.

Albin Kurti u rizgjodh kryeministër për herë të katërt, duke prezantuar përbërjen e njëjtë të Qeverisë dhe duke përsëritur ekspozenë e para shtatë muajve.

Qeveria e re e tij mori 62 vota, ndërsa 8 deputetë votuan kundër nga 70 sa ishin në sallë. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

Kurti uroi disa herë në Kuvend, jashtë tij dhe në Facebook për qeverinë e re, zgjedhja e së cilës do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga PDK-ja, sikurse edhe konstituimi i Kuvendit.

Ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë, të cilat kishin kërkuar nga liderët e partive politike dialog konstruktiv e bashkëpunim për formimin e shpejtë të institucioneve, nuk e kanë bërë ende asnjë reagim për këto dy lajme.

Me kërkesë të Kurtit, seanca konstituive e Kuvendit që kishte nisur më 6 gusht ishte ndërprerë dy herë radhazi. Ai nuk e propozonte kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideronte të padobishme që të zgjidhej kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, më 7 gusht në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja – e kishte caktuar për 8 gusht vazhdimin e seancës konstituive, e cila ishte ndërprerë nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur nisi, duke mos vazhduar deri pas javës së parë të shtatorit.

LVV-ja ka insistuar se seanca konstituive nuk do të vazhdonte pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin me zgjedhjen e Kujtim Shalës së LDK-së dhe Tanja Vujeviqit të Listës Serbe si nënkryetarë.

PDK-ja dhe Aleanca nuk morën pjesë në atë seancë. PDK-ja tha se e pezullon kandidaturën e Vlora Çitakut – pasi LVV-ja is refuzoi atë të premten për të ia pranuar të dielën – deri në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, të cilën e dërguan sot për shqyrtim.

Zyrtarë të PDK-së dhe Aleancës thanë se LVV-ja e zvarriti konstituimin e Kuvendit deri dje, me qëllimin që afati kushtetues 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të fillojë të rrjedhë tash për të përfunduar në kohën e përshtstshme për t’i çuar zgjedhjet e reja në fund të dhjetorit, kur mërgimtarët zakonisht vijnë në Kosovë për pushime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy