Deda: Me tërheqjen e Bekim Sejdiut, Kosova e humbi një model tjetër të udhëheqjes, e kqyrim tash a ka rrugë përtej polarizimit

by Nexhat

Analisti Ilir Deda ka reaguar pasi Bekim Sejdiu u tërhoq nga kandidatura për president.

Në një postim në FB, Deda shkruan se “me tërheqjen e Bekim Sejdiut, Kosova e humbi një mundësi për ta pasur në krye të shtetit një model tjetër të udhëheqjes – një njeri që e vendosë shtetin para partisë, Kushtetutën mbi çdo interesi  ditor e kalkulim partiak, dhe përgjegjësinë publike mbi ambicien personale”.

banner

Tutje, Deda shkruan se “paradoksalisht, mbrojtja e Kushtetutës kishte kosto politike për kandidaturën e Bekimit”.

Sipas tij, “Kosova e humbi mundësinë për të treguar që di t’i çmojë njerëzit që veten nuk e vendosin në vend të parë”.

“Te kqyrim tash a ka rrugë përtej polarizimit, mosbesimit dhe urrejtjes të përhapur mes nesh”, përfundon ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy