Gashi: Fakti që Sejdiu ka pritur dy-tri javë më bën të besoj se është një tërheqje e dakorduar

by Nexhat

Analisti Astrit Gashi, në emisionin “Debat Plus”, ka komentuar tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës.

Gashi ka thënë se fakti që Sejdiu ka pritur dy-tri javë para se të njoftonte tërheqjen e tij, e bën atë të besojë se vendimi ishte i dakorduar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

banner

“Fakti që Sejdiu ka pritur dy-tri javë, më bën të besoj që është një tërheqje e dakorduar”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, kjo tërheqje mund të jetë përdorur nga VV-ja dhe LDK-ja për të ndërtuar narracionin se Kuvendi po thirret mbi bazën e një marrëveshjeje për Presidentin.

“Kjo tërheqje e dakorduar e Bekim Sejdiut me Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe LDK-në, për ta ndihmuar për të ndërtuar narracionin që Kuvendi po thirret se kemi marrëveshje për Presidentin”, ka deklaruar ai.

Gashi ka thënë se, sipas tij, Sejdiu ka qenë pjesë e këtij procesi që nga fillimi, pavarësisht mbështetësve të tij.

“Kjo na tregon që nga dita e parë, përkundër përkrahësve të tij që janë të verbër, ka qenë pjesë e makinacioneve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se nuk sheh arsye tjetër përse Sejdiu do të priste dy javë për t’u tërhequr nga gara, duke argumentuar se votat për zgjedhjen e tij nuk kanë qenë të siguruara.

“Përndryshe, nuk kam shpjegim se pse ka pritur dy javë për tërheqje. Votat nuk i ka pasur tani. Pse po qan Abdixhiku, nuk e di”, ka përfunduar Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy