Spahiu: Kjo është lojë e Kurtit, emri i Sejdiut u përdor nga VV-ja dhe LDK-ja

by Nexhat

Analisti Nexhmedin Spahiu, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se tërheqja e Bekim Sejdiut nga kandidatura për President është pjesë e një loje politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Spahiut, emri i Sejdiut është përdorur si nga Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

banner

“Kjo thjesht është lojë e Albin Kurtit. Emri i Bekimit është përdorur. E ka përdorur edhe LDK-ja”, ka thënë Spahiu.

Ai ka komentuar edhe qëndrimet e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se zhvillimet e fundit kanë nxjerrë në pah një grup brenda deputetëve të LDK-së.

“Lumiri e ka shpërfaqur se këta janë ajo grupi brenda deputetëve të LDK-së. Deri me këtë rast e kemi ditur Avdullah Hotin, por dolën më shumë. Këtë ka dashur ta shpërfaq”, ka deklaruar Spahiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy