Kusari-Lila: Tërheqja e Bekim Sejdiut gati e pritshme

by Nexhat

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës, duke thënë se një zhvillim i tillë ishte pothuajse i pritshëm për shkak të mungesës së mbështetjes brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kusari-Lila ka deklaruar se gjashtë deputetë të LDK-së ishin deklaruar menjëherë pas prezantimit të kandidaturës se nuk do ta mbështesnin Sejdiun.

banner

Ajo ka përmendur edhe deputeten e LDK-së, Daorsa Kica-Xhelili, si dhe nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, duke theksuar se edhe këto zhvillime ndikuan në situatën rreth kandidaturës së Sejdiut.

“Tërheqja e Bekim Sejdiut gati se ishte e pritshme në situatën kur LDK përveqëse kishte numrin prej 6 deputetëve që u deklaruan menjëherë pas prezantimit të tij që nuk do ta mbështesin këtë kandidature për president, numrit apo zërat për hezitim në procesin siç u deklaruan ata antikushtetues u shtuan, ishte deputetja Daorsa Kica-Xhelili, pastaj edhe vet Haziri që ishte pjesë e negociatave dhe diskutimit edhe me profesorin Sejdiun. Jemi duke iu afruar zgjedhjeve sesa që jemi duke shpresuar që mund të gjendet një emër tjetër, në këto ditë ne do të mundohemi që të bëjmë të pamundurën të mundur për ta evituar një proces tjetër zgjedhor”, tha Kusari-Lila në Tëvë1.

Kusari-Lila ka thënë se në ditët në vijim do të bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike dhe për të shmangur një tjetër proces zgjedhor.

“Në këto ditë ne do të mundohemi që të bëjmë të pamundurën të mundur për ta evituar një proces tjetër zgjedhor”, ka përfunduar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy