Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, stabilitetin dhe sundimin e ligjit, si dhe për rëndësinë e forcimit të rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike.
Abdixhiku ka vlerësuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë.
Ai ka shprehur gatishmërinë e LDK-së për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me EULEX-in

