Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të martën, një ditë para verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë së në rastin e tij, askush pos gjyqtarëve nuk e ka pasur as draftin e aktgjykimit.
Ai tha se pa e thënë gjyqtari fjalën e tij, askush nuk e di vendimin.
“Atë ditë një vendim nuk merr pjesë askush përpos gjyqtarëve, sa as transkriptën nuk ia japin, as draft aktgjykimin. Pa e fol gjyqtari vendimin në publik, askush nuk e ka në dorë pos atyre tre gjyqtarëve”, ka thënë ai

