Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së.
Bajrami ka thënë se liria nuk matet me vitet e dënimit të atyre që luftuan për të, dhe se, Kosova nuk e zgjodhi luftën, por, zgjodhi të mos jetonte nën robëri.
Postimi:
Liria nuk matet me vitet e dënimit të atyre që luftuan për të.
Kosova nuk e zgjodhi luftën. Kosova zgjodhi të mos jetonte nën robëri.
Dhe këtë të vërtetë nuk e ndryshon asnjë aktgjykim, as ky i sotit.

