Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një aktgjykim nuk mund ta zbehë, siç shprehet ai, historinë e UÇK-së dhe luftën e popullit të Kosovës për liri.
“Një aktgjykim nuk mund ta zbehë historinë e UÇK-së dhe luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar Hoti.
Ai ka deklaruar se kriminal ishte regjimi i Slobodan Millosheviqit dhe aparati shtetëror serb, të cilin e akuzon për gjenocid, dhunë dhe represion në Kosovë.
“Historia e UÇK-së nuk mund të gjykohet si histori kriminale. UÇK-ja është pjesë e historisë së lirisë së Kosovës”, ka përfunduar Hoti.

