Protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ka shkaktuar bllokim të disa prej rrugëve kryesore që lidhin Prishtinën me Fushë Kosovën.
Rrugët Prishtinë–Fushë Kosovë anasjelltas janë të bllokuara, konkretisht te rrethi i Kazermës “Adem Jashari” dhe te rrethi anën tjetër.
Për shkak të bllokimit, situata është vështirësuar edhe për nxënësit që udhëtojnë nga Prishtina drejt shtëpive të tyre në Fushë Kosovë dhe zonat përreth.
Disa prej tyre po detyrohen të vazhdojnë rrugën në këmbë nga Prishtina deri në shtëpitë e tyre, duke bartur çantat e rënda në shpinë.

