“I godite me akuzat më të rënda, tash hesht”, Deliu: Dil Donikë, Kosovës i ke borxh një përgjigje

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Deliu ka shkruar duke thënë se dje Kosova është tronditur nga vendimi i Speciales, derisa sipas saj, Gërvalla ka heshtur.

banner

Ajo ka kritikuar Gërvallën që për vite të tëra nuk është ndalur duke sulmuar Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

“I godite me akuzat më monstruoze, i sulmove me gjuhën më të ulët dhe rreth vetes mblodhe njerëz që mendojnë si ti e që sot mezi po e fshehin gëzimin për dënimin e tyre. E tani, çuditërisht, nuk e paske asnjë fjalë! Ti që nuk lë vendim të drejtësisë pa komentuar. Ti që nuk lë kundërshtar politik pa sharë e fyer. Ti që për UÇK-në ke pasur gjithmonë akuza.”, ka shkruar Deliu.

Ajo ka thënë se pikërisht kur udhëheqësit e UÇK-së morën dënime drakonike, ministrja e Drejtësisë mbeti pa zë.

“Për t’i akuzuar të mjaftoi zëri; për ta kundërshtuar padrejtësinë nuk të mjaftoi as posti! Donikë, dil para qytetarëve dhe përgjigju: a të shqetëson ky aktgjykim, apo heshtja jote është miratimi që nuk guxon ta shqiptosh publikisht? Ti përfaqëson drejtësinë e Republikës së Kosovës, Republikës së lindur nga lufta e UÇK-së. Kosovës nuk i ke borxh heshtje. I ke borxh përgjigje! Heshtja nuk të mbrojti. Nuk të fshehu. Të demaskoi!”, ka thënë Deliu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy