Bedri Hamza njofton se përveç Kurtit i ka takuar edhe Abdixhikun e Gjinin pas verdiktit të Speciales

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se sot ka takuar ndaras me tre liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin.

Kjo pas verdiktitt ë Gjyaktës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

banner

Hamza tha se me ta ka biseduar për seriozitetin e situatës së krijuar.

“Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini. I falënderoj të tre për takimet. Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë”, ka shkruar ai në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy