Biznesmeni nga Mitrovica, Bekim Zeneli, ka vendosur një njoftim në derën e lokalit të tij ku ndalohet hyrja për EULEX-in dhe UNMIK-un, në shenjë pakënaqësie pas vendimit të Hagës.
Ai tha se vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së e ka shqetësuar dhe shprehu frikën për pasojat që mund të ketë për të ardhmen e Kosovës.
Megjithatë, Zeneli theksoi se pjesëtarët e EULEX-it dhe UNMIK-ut mund të hyjnë në dyqanin e tij, pavarësisht njoftimit.

