Djali i Kadri Veselit rrëfen momentet para dhe pas vendimit: Nuk u frikësuam nga drejtësia, por nga politika -besojmë se Apeli do ta korrigjojë vendimin

by Nexhat

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram.

Në aktgjykimin e shkallës së parë, të shpallur më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.

banner

Përmes shkrimeve të tij, Klestor Veseli ka rrëfyer në detaje për orët para dhe gjatë shpalljes së vendimit. Ai ka treguar se natën para aktgjykimit e kishte kaluar pranë familjarëve të tij.

Duke folur për familjarët e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Veseli thekson se ata nuk janë frikësuar nga drejtësia, por nga politika.

“As unë, as familja ime, as familja e axhit Hashim, as ajo e bacës Jakup, e as ajo e axhës Rexhë nuk jemi frikësuar nga drejtësia, por nga politika”, shkruan ai, ndërsa shton se beson te procesi i apelit dhe se vendimi mund të korrigjohet.

“Përballë kësaj padrejtësie, ne vazhdojmë të besojmë në botën perendimore, vazhdojmë të besojmë se Apeli do e korrigjoj këtë vendim kaq të zhytur me politike dhe padrejtësi, komplet kundër vlerave që përfaqëson bota e perendimit”, vijon djali i Veselit.

Reagimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy