Endrit Thaçi nga protesta: UÇK-ja është e pastër, besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

by Nexhat

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi i është bashkuar protestës së sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila po zhvillohet pas vendimit të djeshëm ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.

Ai për Klan Kosovën është shprehur se populli është me UÇK-në dhe se besojnë në pafajësinë e çlirimtarëve.

banner

“Dua ta falënderoj gjithë popullin shqiptarë për mbështetjen, jemi falënderues. Populli është me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është e pastër dhe besojmë në pafajësinë e të gjithë çlirimtarëve tanë”, deklaroi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy