Ganimete Musliu: Anton Quni tha se do të tërhiqej nga politika kur Thaçi e Veseli të jenë në burg, atëherë jep dorëheqje

by Nexhat

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka kërkuar tërheqjen nga politika të deputetit të LDK’së, Anton Quni, duke thënë se ai ka bërë një deklaratë ku thoshte se “jep dorëheqje” kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli të jenë në burg.

“Deputeti Anton Quni të tërhiqet nga politika sepse nëse iu kujtohet pat thënë se kur të jetë në burg Hashim Thaçi e Kadri Veseli, unë do ta lë politikën. Prandaj, Anton, nëse je veç pak i përgjegjshëm ndaj asaj që ke thënë, jep dorëheqje nga politika”.

banner

Këtë deklaratë Musliu u bëri në një prononcim për media gjatë protestës së sotme të OVL UÇK’së kundër vendimit dënues të Hagës për ish-krerët e UÇK’së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy