Policia e Kosovës ka arrestuar një 51-vjeçar të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë për veprën penale “Sulm”.
Sipas Policisë, K.M. është arrestuar më 18 shtator në adresën e tij të banimit në Mitrovicë të Veriut.
Pas përfundimit të procedurave dhe dokumentacionit përkatës, policia tha se ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej gjashtë muajsh burgim.
Policia ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–gusht 2026, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, janë realizuar 95 urdhëresa të gjykatave. Prej tyre, 11 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar pas përfundimit të obligimeve në gjykatë.
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë realizimin e urdhëresave ndaj personave të kërkuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo informacion për persona të kërkuar ta raportojnë në numrin 192, në stacionin më të afërt policor ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

