Prelec: E drejta e Kosovës dhe Kroacisë për pavarësi s’mund të gjykohet kurrë

by Nexhat

Marko Prelec, pjesë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, ka komentuar reagimet pas vendimit të Gjykatës Speciale., Ai thotë se i ngjasojnë shumë me ato që ishin bërë nga kroatët për rastet në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë.

Prelec thotë se edhe në Kroaci por edhe në Kosovë e kanë gabim, meqë këto rast nuk kanë të bëjnë fare me legjitimitetin e luftës për pavarësi. Ai thotë se gjyqtari i Hagës Smith, e bëri të pamundurën për ta theksuar një gjë të tillë.

banner

 “Është e trishtueshme të shohësh komentatorë, përfshirë disa që kanë punuar në ICTY dhe që duhet ta dinë më mirë, duke e nxitur këtë qasje. Nuk do t’i përmend emrat, por nuk është e vështirë t’i gjesh. Është një iluzion i dëmshëm. Na dëmton dhe na pengon të ecim përpara.”, shkruan Prelec.

Megjithatë Prelec, thotë se drejtësia ndërkomëbtare ka një pjesë të përgjegjësisë në gjithë këtë, meqë sipas tij është përdorur doktrina e ndërmarrjes së përbashkët kriminale në një mënyrë të gjerë dhe të panevojshme, duke përzier “qëllimet e pastërta” me “mjetet kriminale të përdorurra për ti arritur ato”.

“E drejta e Kosovës për pavarësi, njësoj si ajo e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë në bankën e të akuzuarve. Të sillesh sikur është, vetëm na bën të dukemi keq”, ka shkruar Prelec.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy