Parlamenti Studentor i UP-së: Protestës së nesërme do t’i bashkohen edhe universitetet private, bashkë për UÇK-në

by Nexhat

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë një “sqarim publik” pasi më herët gjatë ditës paralajmëroi se nesër studentët do të mbajnë një marsh protestues për të kundërshtuar dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 81 vjet burgim.

Marshi do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”.

banner

Parlamenti Studentor njoftoi se marshit do t’i bashkohen edhe universitetet private.

Postimi në Facebook i Parlamentit Studentor:

SQARIM PUBLIK

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ndjen të nevojshme të sqarojë për opinionin publik se marshi i ditës së nesërme organizohet nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe të gjitha Parlamentet e tjera Studentore të Universiteteve Publike në Kosovë. (UPZ,UNHZ,UGJ,UKZ,UMIB,UShAF)

Këtij marshi protestues kanë konfirmuar se do t’i bashkohen edhe Universitetet Private të Kosovës, duke ia shtuar edhe më shumë hijeshinë kësaj nisme dhe duke treguar që të gjithë Studentët e Kosovës janë bashkë për UÇK-në.

Parlamenti Studentor fton të gjithë studentët dhe pjesëmarrësit të vijnë pa maska, ne jemi në të drejtën tonë dhe nuk kemi nga çfarë të fshihemi.

Po ashtu, ju rikujtojmë se për këtë marsh është njoftuar edhe Policia e Kosovës me kohë dhe secili veprim që bie ndesh me ligjin do të ketë pasoja ligjore individuale, prandaj ju ftojmë për një marsh protestues paqësor. Institucionet janë tonat, Policia është e jona, të gjithë jemi NJË së bashku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy