Abdixhiku për identifikimin e tre shqiptarëve të zhdukur në luftë: Kujtesa dhe drejtësia janë borxh ndaj tyre

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një mesazhi të kryetarit Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre shqiptarëve të rrëmbyer dhe zhdukur nga forcat serbe në vitin 1999.

Bëhet fjalë për veprimtarin e LDK-së dhe Heroin e Kosovës, Idriz Rrecaj, si dhe bashkëveprimtarët e tij, Adem Beqirin dhe Salih Mëziun, të cilët u rrëmbyen më 19 prill 1999 në Zubin Potok.

banner

Abdixhiku ka thënë se identifikimi, pas 27 vitesh pritjeje, përbën një lajm të dhimbshëm për familjet, por edhe një hap drejt zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë.

Sipas tij, Rrecaj ishte një nga veprimtarët që udhëhoqën organizimin politik e kombëtar gjatë viteve të okupimit, ndërsa Beqiri dhe Mëziu ishin pjesë e së njëjtës përpjekje për çlirimin e Kosovës.

LDK ka theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe dokumentimi i krimeve të luftës duhet të mbeten përgjegjësi institucionale e Kosovës. Abdixhiku u ka shprehur ngushëllime familjeve Rrecaj, Beqiri dhe Mëziu, duke thënë se identifikimi i tyre është edhe një kujtesë për mijëra viktimat dhe familjet që ende presin përgjigje për fatin e të afërmve të tyre. /Gazeta Express

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy