Osmani takohet me djalin e Trumpit, flet për investimet dhe partneritetet për Kosovën

by Nexhat

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Donald Trump Jr, djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump, në kuadër të hapjes së “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”, në New York.

Osmani ka bërë të ditur se në këtë forum, me ftesë të Kryeministrit të Katarit dhe Bloomberg, janë mbledhur liderë politikë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të kompanive të mëdha amerikane e ndërkombëtare.

banner

Ajo ka thënë se në një kohë të transformimeve të mëdha gjeopolitike dhe ekonomike, forumi paraqet mundësi për diskutime mbi sfidat dhe mundësitë që po formësojnë ekonominë dhe sigurinë globale.

“Sot, në New York, pata nderin të jem pjesë e hapjes së “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”, me ftesë të Kryeministrit të Shtetit të Katarit dhe Bloomberg. Në një kohë të transformimeve të mëdha gjeopolitike dhe ekonomike, ky forum sjell së bashku liderë politikë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe kompanitë më të mëdha amerikane e ndërkombëtare, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që po formësojnë ekonominë dhe sigurinë globale. Prania në këto organizime është mundësi për të forcuar partneritetet ndërkombëtare, për të kërkuar përkrahje për Kosovën dhe për të hapur horizonte të reja për investime dhe zhvillim. Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes”, ka deklaruar Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy