Pas përfundimit të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, disa të rinj janë parë duke lëvizur nëpër rrugët e kryeqytetit me vetura të stolisura me flamuj, por edhe flamuj që i mbanin në duart e tyre.
Në disa prej veturave janë dëgjuar edhe thirrje “UÇK”, teksa të rinjtë kanë vazhduar atmosferën e krijuar gjatë protestës.
Pamjet janë regjistruar në rrugët e Prishtinës pas përfundimit të protestës së natës së pestë, e cila u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë

