Jashari: Kosova po përballet me dy goditje, institucionet ende në heshtje

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke thënë se Kosova këtë muaj ka marrë “dy goditje”.

Përmes një postimi, Jashari ka përmendur fillimisht, siç e cilëson ajo, “dështimin e madh në arsim”, ndërsa goditjen e dytë e ka lidhur me një vendim që, sipas saj, ka prekur historinë e Kosovës.

banner

Ajo ka kritikuar institucionet për mungesën e një përgjigjeje dhe veprimi konkret, duke theksuar rëndësinë e procesit të apelit

Sipas Jasharit, çështja e apelit kërkon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale, ndërsa ajo e ka cilësuar atë si çështje shtetërore.

Në fund, deputetja e PDK-së u ka bërë thirrje partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të mos e lënë, siç është shprehur ajo, popullin “pa një përgjigje”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy