Rama merr pjesë në protestën e studentëve kundër aktgjykimit të Speciales

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po merr pjesë në protestën e studentëve që po zhvillohet në kryeqytet kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Qindra studentë kanë nisur marshimin nga Qendra e Studentëve, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit.

banner

Protestuesit po mbajnë pankarta me mesazhe të ndryshme, përfshirë “Studentët bëhen zë kur historia rrezikohet”, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrjet “Jo në emër të studentëve” dhe “Duam drejtësi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy