IKSHPK-ja për virusin e Nilit: Mund të ketë raste sporadike edhe në ditët në vijim

by Nexhat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk e përjashton mundësinë që raste të reja të virusit të Nilit Perëndimor të shfaqen në ditët në vijim në Kosovë.

Faik Hoti nga IKSHPK-ja ka thënë se bëhet fjalë për një infeksion sezonal dhe se, bazuar në karakteristikat e sëmundjes, pritet që numri i rasteve të vijë duke u ulur.

banner

“Momentalisht nuk kemi raste të reja, por kjo nuk e përjashton mundësinë që të kemi në ditët në vijim, duke marrë parasysh që kemi të bëjmë me një sëmundje apo me një infeksion që lidhet me karakteristikën e sezonalitetit”, ka deklaruar Hoti në një lidhje direkte për emisionin “tre8tre” në KTV.

Shtatë raste të etheve të virusit të Nilit Perëndimor janë diagnostikuar në Kosovë që nga 7 gushti, ndërsa aktualisht nuk raportohet për raste të reja. 

Sipas Hotit, nuk pritet një shpërthim i madh i rasteve, ndërsa rastet e regjistruara deri tani konsiderohen sporadike.

“Nuk presim që të ketë shpërthim të madh, raste sporadike mund të ketë. Edhe këto raste që janë regjistruar konsiderohen se janë raste sporadike”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se rrugët e përhapjes së këtij virusi janë më të kufizuara.

Sa i përket simptomave, Hoti ka bërë të ditur se shumica e rasteve mund të kalojnë pa simptoma.

Sipas tij, rreth 80 për qind e rasteve mund të jenë asimptomatike, ndërsa rreth 20 për qind mund të kenë nevojë për trajtim mbështetës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy