Gruda: Nëse LVV premton mbështetje, PDK tërheq kërkesat në Kushtetuese

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosje premton publikisht mbështetjen për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, PDK-ja është e gatshme t’i tërheqë dy kërkesat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese.

“Qëndrimi i PDK-së është se nëse Lëvizja Vetëvendosje premton mbështetjen për këtë projektligj sot, PDK i tërheq dy kërkesat në Gjykatën Kushtetuese dhe ne vazhdojmë tutje. Nuk shoh asnjë pengesë. E vetmja gjë që na duhet është vullneti politik”, ka deklaruar Gruda ne nje lidhje direkte ne “Debat Plus” me Ermal Pandurin ne TV Dukagjini.

banner

Ai ka thënë se çështja lidhet me historinë e Kosovës dhe se, në rast të një premtimi publik nga LVV-ja, nuk do të kishte pengesë për tërheqjen e lëndëve.

“Kushtetuesja është shkel, do të pranoja me vetëdije për të kaluar këtë ligj. Ligji ka të bëjë me historinë tonë. S’kemi nevojë me tërheq një lëndë që e kemi dorëzuar me fakte e argumente. Nëse kemi premtim publik nga Lëvizja Vetëvendosje, ne e tërheqim dhe nuk është fare problem”, ka thënë ai.

Gruda ka shtuar se, në situatën aktuale, nuk duhet të ketë përplasje për qëndrimet politike të mëhershme.

“Nuk jemi në momente që me mbajt inate për qëndrimet politike për një situatë të caktuar përpara 16 shtatorit”, është shprehur Gruda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy