Profesori spanjoll: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid, vështirë të mbështetet vendimi i Hagës

by Nexhat

Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese, Joaquín Urías, në një shkrim autorial për vendimin e Hagës, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Hashim Thaçin më shumë se secilin organizator serb për përpjekje për gjenocid në Kosovë.

Ai thotë se ky vendim i Hagës është vështirë që të mbështetet, meqë duket se buron nga llogaritjet politike.

banner

“Komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Thaçin me një dënim më të ashpër se çdo organizator i përpjekjes për gjenocid serb. Është e vështirë të mbështetet ky vendim, i cili, sidoqoftë, duket se buron nga llogaritjet politike se si duhet të përparojë shoqëria kosovare. Duket se, përballë konflikteve më të mëdha të njerëzimit, ligji është i destinuar të jetë thjesht një mbulesë për politikën. Apo për etikën.”, ka shkruar Urias, trasnmeton Express.

Sipas Urias, janë të pakrahasueshme krimet që serbët i kanë bërë në Kosovë, me krimet që Haga pretendon se janë kryer nga Thaçi dhe të tjerët.

“Krimet e luftës që i atribuohen Thaçit u kryen në kontekstin e përgjigjes guerile kundër spastrimit etnik”, shkruan profesori spanjoll, duke potencuan rëndësinë jetike të kontekstit të konfliktit në Kosovë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy