FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve ‘HMMWV’ me mbështetjen amerikane

by Nexhat

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar trajnimin “Maintenance Event”, me fokus në avancimin e kapaciteteve teknike për mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV.

Trajnimi është mbajtur në objektin e SMAR-it, në Aeroportin e Gjakovës, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së dhe mbështetjen e pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

banner

Sipas FSK-së, aktiviteti ka shërbyer për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e njohurive teknike në mirëmbajtjen e automjeteve HMMWV.

Gjatë trajnimit, pjesëtarët e FSK-së kanë zhvilluar aftësi praktike në inspektimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve kryesore të këtyre automjeteve, me fokus në transmision, sistemin e derivateve dhe sistemet elektronike.

Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ka qenë edhe ngritja e kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së, me qëllim që njohuritë dhe përvojat e fituara të përcillen te pjesëtarët e tjerë të Forcës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy