Mbyllet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strugë, shërbimet konsullore përqendrohen në Shkup

by Nexhat

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme e në Strugë, ndërsa shërbimet konsullore për shtetasit kosovarë do të ofrohen nga Ambasada në Shkup.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se vendimi është marrë në bazë të dekretit të Presidentes së Kosovës dhe vendimit përcjellës të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

banner

“Në bazë të Dekretit Nr.150/2025 të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në zbatim të Vendimit përcjellës Nr.Ref 261/2026 të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njoftojmë se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Ambasada bëri të ditur se vendimi është marrë pas vlerësimit të funksionimit të misionit konsullor dhe me synim të optimizimit të resurseve.

“Vendimi bazohet në vlerësimin e dinamikës së këtij misioni konsullor dhe është në funksion të optimizimit të resurseve, në përputhje me qëllimet dhe nevojat e gjithëmbarshme institucionale”, thuhet më tej.

Megjithatë, sipas Ambasadës, në Strugë do të vazhdojë të ketë prezencë përmes Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës.

“Në Strugë do të vijoj prezenca me zyre e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës, i ngarkuar me rreth konsullor pikërisht në këtë qytet”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, shërbimet konsullore për qytetarët e Kosovës në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut do të ofrohen nga Ambasada në Shkup.

“Ambasada jonë në Shkup – krahas detyrave diplomatike – do të vijojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shtetasit tanë për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy