Veteranët me vendim për protesta në të gjithë Kosovën përveç Prishtinës: Përkrahim secilin organizim paqësor

by Nexhat

OVL e UÇK’së ka njoftuar se pas mbledhjes së mbajtur me kryetar të degëve, kanë vendosur që të organizojnë protestat në të gjitha qytetet e Kosovës ku kanë struktura.

Protestat do të mbahen nga ora 17:00 në të gjitha qytetet, përveç Prishtinës, ku mbahet protesta në orën 21:00.

banner

OVL thotë se përkrah secilën protestë paqësore dhe të cilat nuk e cenojnë rendin kushtetues të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

 Pas takimit me kryetarët e degëve, OVL UÇK ka marrë vendim që të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.

Protestat do të mbahen në ora 17:00, në të gjitha qytetet, përveç degës së Prishtinës, e cila do t’i bashkëngjitet orarit të organizimit të protestës, në ora 21:00.

Ftojmë institucionet komunale dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që t’u bashkohen këtyre protestave, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës sonë çlirimtare.

OVL UÇK mbështet dhe do të mbështesë çdo protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe nuk cenojnë rendin kushtetues.

Në këtë situatë, OVL UÇK u bën thirrje të gjithë spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të jenë unikë dhe sa më parë të fillojnë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy