Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë veprimesh në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në një intervistë për Tëvë, Hasani tha para çdo palë zgjedhje jepen mbi 200 milionë euro, teksa tha se publikohen sa para u dhanë për avokatët.
Sipas Hasanit një gjë e tillë ka qenë poshtëruese.
“Këto 6 vite të mbrojtjes nuk kanë qenë në nivel, e kam fjalën për Kosovën. Ne nëse i japim nga 200 milionë e më shumë çdo zgjedhje për vota, unë mendoj që ka qenë poshtëruese bërja publike e 40 milionë eurove për mbrojtjen para 6 muajve”, ka thënë ai.

