Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Sherifi tha se Jakup Krasniqi vazhdimisht ka thënë se kjo gjykatë është politike.
Ai tha se pas vendimit, Jakup Krasniqi ju tha që “ju kam thënë se kjo gjykatë nuk është për drejtësi”.
“Unë besoj që është një gjykatë që është themeluar nga një raport politik, që është krijuar nga një presion politik që shumë dëshmitarë janë politikë. Nuk besoj që në këtë gjykatë do vendoset drejtësia”.

