Ambasadori i BE’së takon kryetarët e komunave veriore, flasin për ‘‘përmirësimin e bashkëpunimit’’ mes nivelit qendror dhe lokal

by Nexhat

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me kryetarët e katër komunave veriore të vendit.

Në njoftimin e BE’së, thuhet se gjatë takimit është diskutuar për ‘’ sfidat që ndikojnë në kapacitetin e komunave për të ofruar shërbime për qytetarët’’.

banner

Postimi:

Duke zgjeruar angazhimin e tij përtej Prishtinës, Ambasadori i BE-së në Kosovë Dirk Schuebel u takua sot me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

Ata diskutuan sfidat që ndikojnë në kapacitetin e komunave për të ofruar shërbime për qytetarët dhe nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, duke kontribuar gjithashtu në integrimin e Kosovës në BE.

“Si partneri më i fuqishëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qeverisjes demokratike lokale në mbarë Kosovën. Pres me kënaqësi të vizitoj edhe pjesën tjetër të Kosovës,” tha Schuebel.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy