Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Duncan ka thënë se pakënaqësia e qytetarëve ka sjellë protesta në Prishtinë, të cilat, sipas tij, po zgjasin tash e gjashtë ditë. Ai ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkimin e shqiptarëve.
“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan në X.
Duncan kishte dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes

