Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka reaguar përmes një postimi në Facebook në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në profilin e tij zyrtar në Facebook ai ka shkruar: “Liria Ka Emër”,
Kosova dje fitoi ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.
Realizatori i golit, Vedat Muriqi ia dedikoi golin çlirimtarëve duke festuar me bluzën: Jo në emrin tim.
Fisnik Asllani hyri dje si zëvendësues në këtë takim.

